Ambasada Amerikane do të thërrasë edhe një takim për Asociacionin.
Kësaj radhe, takimi do të jetë jozyrtar.
Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i Ambasadës Amerikane për lajmi.net.
“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë palësh të interesuara në Ambasën Amerikane, Ambasadori do të thërrasë një tubim jozyrtar në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit për lajmi.net.
Kujtojmë se në takimin e 31 janarit kishte përfaqësues nga të gjitha partitë politike, presidenca e Qeveria.
Kryeministri Kurti ka zbutur qëndrimet e tij për çështjen e Asociacionit, duke pranuar një kompromis në këmbim të plotësimit të gjashtë kushteve.