18 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

Ambasada amerikane: ShBA është krenare për rolin e rëndësishëm në çlirimin e Kosovës

- Advertisement -

Ambasada Amerikane në Kosovë, njoftoi edhe zyrtarisht se ambasadori Hovenier ka qenë pjesëmarrës në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë.

Në postimin e ambasadës thuhet se “Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre”.

“Ambasadori Hovenier sot, iu bashkua zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, njofton ambasada.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit