Home Lajme Ambasada Amerikane reagon pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla

Ambasada Amerikane reagon pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla

0
Ambasada Amerikane reagon pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla

Pas sulmit ndaj gazetarit, Valon Syla, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Ambasada ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Ambasada e ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se “ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në gjithë botën”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=590336606458730&id=100064471878656&mibextid=Nif5oz

 

Exit mobile version