Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës për t’i vendosur sanksione Rusisë, pasi ky shtet të enjten vendosi që të ndërmarrë hapa ushtarak për ta pushtuar Ukrainën.
E, njoftimin për sanksione ndaj Rusisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka shpërndarë edhe ambasada amerikane në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në mbledhjen e Qeverisë se sanksionet janë mesazh i qartë i pozicionimit politik dhe diplomatik të Kosovës.