Ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar pamje të ushtarëve amerikanë duke trajnuar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën Adem Jashari.
Ky është një trajnim mjekësor, që sipas ambasadës, do t’u ndihmojë pjesëtarëve të FSK-së të përmirësojnë procedurat standarde të operacionit dhe ndërveprueshmërisë.
Në fund, ambasada ka shkruar: “Së bashku më të fortë”.
“Nga 7 deri më 10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Ioëa-s kanë kryer trajnimin mjekësor të Rolit 1 me Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari! Ky ushtrim do të ndihmojë ekipet e Rolit 1 të FSK-së që të përmirësojnë Procedurat Standarde të Operacionit dhe ndërveprueshmërinë. Kjo është një tjetër dëshmi e forcës, rëndësisë dhe suksesit të Gardës Kombëtare të Ioëa-s dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Së bashku më të fortë” – thuhet në njoftimin në rrjetin social Facebook.