Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar një alarm për shtetasit e saj, duke deklaruar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
Në njoftim thuhet se ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.
“Inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në këtë deklaratë zyrtare.






