Pas takimit të të dërguarve specialë të ShBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ambasada amerikane në Serbi njoftoi se partneriteti mes ShBA-së dhe BE-së është më i fortë se kurrë.
“Partneriteti mes BE-së dhe ShBA-së është më i fortë se kurrë, dhe qëllimet janë të përbashkëta – Duam që Serbia të ketë sukses!’’, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane në Beograd.