Porositë e ardhshme të Amazon mund të dorëzohen në derën tuaj nga një “robot humanoid”.
The Information raporton se Amazon po zhvillon një softuer të inteligjencës artificiale që do t’u mundësojë robotëve të veprojnë si punëtorë të shpërndarjes së pakove që transportohen në furgonë elektrikë Rivian.
Dhe së shpejti ata do të jetë gati për të filluar testimet në botën reale në një strukturë të re, përcjell Telegrafi.
Duke cituar një burim anonim “të përfshirë në këtë përpjekje”, The Information thotë se Amazon pothuajse ka përfunduar ndërtimin e një “parku humanoid-ësh” të brendshëm në një nga zyrat e gjigantit të shitjes me pakicë në San Francisko.
Pista me pengesa thuhet se përmban një furgon Rivian për qëllime trajnimi, me Amazon që synon që robotët humanoide “të hipin në pjesën e pasme të furgonëve elektrikë Rivian të Amazon dhe të hidhen për të shpërndarë pako”.
Amazon tashmë po përdor një shumëllojshmëri robotësh autonomë në operacionet e saj të magazinës.