Amanda Holden, 54 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj mahnitëse në një video të re të publikuar në Instagram, ku shfaqet me bikini rozë dhe taka elegante gjatë xhirimeve për fushatën e re të markës Revive Collagen në Mallorca.
Prezantuesja dhe gjyqtarja e “Britain’s Got Talent” rrezatoi vetëbesim pranë pishinës, ndërsa shoqet e saj të famshme e vërshuan me komente pozitive.
Ruth Langsford reagoi me emoji zemrash, ndërsa Vicky Pattison shkroi thjesht: “AMANDA!!!!”, shkruan DailyMail.
Amanda ndodhej në ishullin spanjoll për arsye pune, por nuk i kurseu fansat nga një paraqitje mbresëlënëse.
Pas kthimit në Londër, ajo u shfaq sërish me një stil të guximshëm, duke veshur një fustan jeshil smeraldi pa reçipeta, me një çarje të thellë dhe aksesorë të artë, gjatë largimit nga Global Radio.
Vetëm pak ditë më parë, Amanda u bë virale pas një momenti të drejtpërdrejtë në “Heart Breakfast”, ku tha me humor se dukej sikur kishte harruar të vishte rroba, për shkak të një fustani pa rripa ngjyrë pjeshke që “zhdukej” në kamera.