Manchester United ka triumfuar 3-1 ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq e nisën mirë ndeshjen, mirëpo The Saints filluan dalëngadalë të bëjnë lojën e tyre.
Andaj, mysafirët ishin të parët që shënuan golin e epërsisë.
Në minutën e 43-të, Southamptoni u ndihmua nga Manuel Ugarte, që futi topin në rrjetën e tij.
Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq shtrënguan dhëmbët dhe filluan të kishin topin më shumë.
Në minutën e 82-të, Amda Diallo shënoi për 1-1, për ta kthyer në lojë Unitedin.
Diallo ishte heroi i Djajve të Kuq, pasi shënoi edhe të dytin, tani në minutën e 90-të me asistimin e Christian Eriksen.
Amad kompletoi het-trikun e tij në minutën e 90+4-të, kur vulosi fitoren e vendasve për 3-1.
Pas javës së 21-të, Manchester United ka 26 pikë, ndërsa në xhiron e 22-të takohen me Brightonin.