Alice Campello dhe Alvaro Morata janë sërish bashkë. Thashethemet qarkullojnë prej disa kohësh dhe tashmë modelja dhe futbollisti e kanë zyrtarizuar me një foto të publikuar në rrjetet sociale.
Në imazh ylli spanjoll shihet duke puthur në faqe nënën e 4 fëmijëve të tij, teksa të dy buzëqeshin para kamerës.
Krahas imazhit futbollisti vendosi edhe një emoji zemre për të vulosur rikthimin e tyre.
Çifti shpallën ndarjen në fund të verës, por pak kohë më vonë u panë bashkë për hir të fëmijëve të tyre (Alessandro, Leonardo, Edoardo dhe Bella).
“Unë flas me Alvaron çdo ditë”, tha Alice Campello një muaj më parë gjatë një interviste për edicionin spanjoll të “Forbes Woman”.
Influencuesja përsëriti edhe një herë se nuk ishte një tradhtia që çoi në ndarjen e tyre.
“Ai nuk shkoi me dikë tjetër, asgjë nga këto nuk ndodhi. Alvaro më respekton. Fakti është se nuk ishim mirë bashkë për faktorë të tjerë”, saktësoi ajo.
Në gusht 2024, Morata ishte i pari që njoftoi ndarjen nga Alice Campello. pas 8 vitesh lidhje dhe 7 martesë.
“Ne jetuam gjithçka shumë shpejt”, tha influencuesi, duke iu referuar lëvizjeve të shumta, fëmijëve, punës, depresionit të saj pas lindjes dhe depresionit të tij profesional. Por më pas ata janë parë duke drekuar në Milano me fëmijët dhe modelja në disa raste ka pozuar me unazën e martesës në gisht.