Alvarez: Nuk kam tatuazhe, është zgjedhje personale

- Advertisement -

Sulmuesi i Argjentinës, Julian Alvarez, ka zbuluar arsyen pse nuk ka asnjë tatuazh, ndryshe nga shumica e futbollistëve të tjerë.

Ai tregoi se gjatë një grumbullimi me kombëtaren, dikush i kishte vënë në dukje se ishte i vetmi lojtar pa tatuazhe.

Megjithatë, Alvarez theksoi se kjo nuk është për të qenë ndryshe, por lidhet me edukimin që ka marrë që në fëmijëri.

Sipas tij, babai i kishte këshilluar gjithmonë të qëndronte larg tatuazheve, cigareve dhe alkoolit.

Edhe pse tani është i rritur dhe mund të bëjë zgjedhjet e tij, sulmuesi argjentinas pranon se nuk ndjen nevojë për t’i ndryshuar këto zakone.

Argjentinasi e konsideron këtë një vendim personal dhe pjesë të stilit të tij të jetesës.

Të ngjashme

Të fundit