15.8 C
New York
Wednesday, May 28, 2025

Buy now

Altin Krasniqi: Nuk e votoj Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Altin Krasniqi, ka sqaruar thashethemet rreth votës së tij për Albulena Haxhiun, raporton Scanner.

Në një postim nē Facebook, ai ka shkruar se vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim.

“Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.
Vota ime është dhe do të mbetet kundër çdo kandidati apo kandidateje që është figurë përçarëse”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim.

Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.
Vota ime është dhe do të mbetet kundër çdo kandidati apo kandidateje që është figurë përçarëse.

Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.
Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve.

Çdo përpjekje për të legjitimuar një proces të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si “konsensus i brendshëm”, është mashtrim dhe cenim i demokracisë.

Të ngjashme

Të fundit