Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, një mesazh prekës dhe emocionues për babain e tij, Jakupin, i cili aktualisht po qëndron në Hagë.
Në një postim të tij, Krasniqi ka shprehur ndjenjat e tij për sakrificat dhe qëndrueshmërinë e babait të tij, të cilit shumë “pranvera i vodhën qelitë”, por që, sipas tij, asnjëherë nuk ka pranuar të shesë shpirtin e tij për robëri.
Ai ka shkruar:
“Shumë pranvera t’i vodhën qelitë. Njëherë në rini e tash në pleqëri. Por s’ja shite dot shpirtin robërisë, prandaj sot rrin nën pranga.”