Mimoza Kusari-Lila njoftoi se partia e vet “Alternativa” do të garojë edhe në zgjedhjet lokale – përkatësisht në gjashtë komuna.
Në tre prej këtyre gjashtë “Alternativa” do të garojë edhe për kryetar komune.
“Alternativa do të garojë në 6 komunave. Në tri edhe për kryetar”, tha ajo.
“Disa prej objektivave tonë janë e ardhmja e gjelbërt. Muaj më parë kemi pasur një raport të KFOR për degradimin mjedisor në Kosovë, që e konsiderojmë të domosdoshme”, tha ajo.