22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Alpinistët nga Peja, babë e bijë hyjnë në Librin e rekordeve Guinness – i ngjitën më së shpejti 7 majat më të larta në botë

- Advertisement -

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, ka njoftuar se Mrika dhe Arianit Nikçi, janë bërë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness, si babë e bijë që më së shpejti në histori kanë ngjitur shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve të botës – të njohura si Seven Summits.

Në njoftim theksohet se, Mrika dhe Arianiti e kanë realizuar këtë sfidë për një vit dhe 202 ditë, prej datës 25 janar 2018 e deri me 15 gusht, 2019.

‘‘Ky vlerësim botëror konfirmon arritjen e jashtëzakonshme të dy alpinistëve shqiptarë, të cilët brenda vetëm kësaj periudhe kohore ngjitën majat më të larta të çdo kontinenti: Everest, Aconcagua, Denali, Kilimanjaro, Elbrus, Carstensz Pyramid dhe Vinson Massif’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

MRIKA DHE ARIANIT NIKÇI NJIHEN ZYRTARISHT NGA LIBRI I REKORDEVE GUINNESS

Babë e bijë me ngjitjen më të shpejtë në Seven Summits në histori.

Është bërë zyrtare! Mrika dhe Arianit Nikçi janë tashmë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness, si babë e bijë që më së shpejti në histori kanë ngjitur shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve të botës – të njohura si Seven Summits.

Ata realizuan këtë sfidë për një vit dhe 202 ditë, prej datës 25 janar 2018 e deri me 15 gusht, 2019.

Ky vlerësim botëror konfirmon arritjen e jashtëzakonshme të dy alpinistëve shqiptarë, të cilët brenda vetëm kësaj periudhe kohore ngjitën majat më të larta të çdo kontinenti: Everest, Aconcagua, Denali, Kilimanjaro, Elbrus, Carstensz Pyramid dhe Vinson Massif.

Ky është një moment historik për Kosovën dhe shqiptarët, pasi për herë të parë emri i vendit tonë vendoset në Librin e Rekordeve Guinness për një arritje të këtij niveli në sportin ekstrem të alpinizmit. Ky rekord është një dëshmi e fuqishme e potencialit dhe vlerave që populli shqiptar përfaqëson në botë.

Ky rekord duhet të vlerësohet veçanërisht sepse vjen nga një vend i vogël si Kosova, një shtet i ri në skenën ndërkombëtare, por me njerëz që dëshmojnë guxim, përkushtim dhe standarde botërore. Për shqiptarët kudo që janë, ky sukses është një burim krenarie dhe frymëzimi, duke treguar se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme kur mbështetet me vullnet dhe përkushtim.

Mrika Nikçi u bë gjithashtu femra më e re në botë që ngjiti këto maja, ndërsa Arianit Nikçi udhëhoqi këtë rrugëtim si alpinist dhe prind i përkushtuar. Së bashku, ata kanë dëshmuar se ëndrrat bëhen realitet përmes guximit, disiplinës, përkrahjes familjare dhe dashurisë për natyrën.

Të ngjashme

Të fundit