Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka në plan të zbatojë një sistem me dy sulmues për sezonin e ardhshëm, raporton Cadena SER.
Ky ndryshim taktik do të thotë se Rodrygo, Brahim Diaz, Arda Guler, Endrick, Gonzalo Garcia dhe Franco Mastantuono do të konkurrojnë për të njëjtat role sulmuese, me Kylian Mbappe dhe Vinícius Júnior që mbeten të pazëvendësueshëm në skemën e re të Alonsos.
Alonso, i cili zëvendësoi Carlo Ancelottin këtë verë, synon të shfrytëzojë në maksimum thellësinë e madhe në repartin ofensiv, ku ka më shumë se shtatë sulmues me cilësi të lartë në dispozicion.
Real Madridi e ka mbyllur derën për largimin e lojtarëve të rinj, veçanërisht në sulm, pasi ka investuar plot 175 milionë euro në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Sipas raportimeve, trajneri spanjoll ka filluar tashmë t’i provojë kombinimet e ndryshme gjatë stërvitjeve parasezonale, me qëllim krijimin e një partneriteti të balancuar në fazën sulmuese.
Mbappé pritet të luajë rolin e “9-shit klasik”, ndërsa Vinicius do të ketë më shumë liri lëvizjeje për të shfrytëzuar hapësirat.
Zhvillimi i lojtarëve të rinj si Endrick apo Guler do të jetë një sfidë për Alonson, i cili duhet të balancojë ambicien për tituj me nevojën për t’i dhënë minutazhë talenteve të rinj që konsiderohen si e ardhmja e klubit.