-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Alonso drejt shkarkimit, City rasti i fundit

- Advertisement -

Xabi Alonso mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridi gjatë kësaj jave, kanë njoftuar të hënën mediumet spanjolle.

Humbja nga Celta Vigo në ndeshjen e fundit kampionale, ka bërë që Bordi i klubit madrilen ta njoftojë Alonson se i duhet patjetër fitorja ndaj Manchester Cityt për t’i shpëtuar shkarkimit.

Real Madridi ka ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa të mërkurën mbrëma do të përballet me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, përballje kjo që luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Bëhet e ditur se Real Madridi, tashmë ka nisur të hulumtojë tregun e trajnerëve dhe dy janë në listë të ngushtë për të zëvendësuar Alonson, Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.

Alonso mori drejtimin e Real Madridit para fillimit të këtij sezoni ka ka kontratë valide deri në verën e vitit 2028.

Të ngjashme

Të fundit