Sulmuesi i Osasunës, Ante Budimir, do të mbushë 34 vjeç më 22 korrik, por pavarësisht kësaj, kroati është në radarin e Real Madridit dhe Besiktasit.
Mbretërit ishin të interesuar për lojtarin pesë vjet më parë, por më pas ai u largua nga Mallorca për te Osasuna, fillimisht në formë huazimi, e më pas nënshkroi një kontratë shumëvjeçare të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Sipas AS, Xabi Alonso dëshiron një sulmues të profilit të Budimir, i cili do të kishte të njëjtin rol si Joselu sezonin e kaluar – një lojtar i cili shënoi 18 gola në 49 paraqitje, kryesisht nga stoli.
Budimir shënoi gjithsej 24 gola në 42 ndeshje sezonin e kaluar, duke regjistruar performancën më të mirë të karrierës së tij.
Aktualisht, kompensimi për kartonin e Budimir është 8 milionë euro, por në periudhën e afatiti kalimtar, mund të rritet deri në 20 milionë euro.
Gjithashtu përmendet se ekziston një klauzolë sipas së cilës sulmuesi kroat mund të largohet për 10 milionë euro, nëse oferta nuk vjen nga ndonjë klub evropian.
Ndërkohë, Alonso tashmë ka në dispozicion emra si Mbappe, Vinicius, Rodrygo, Endrick dhe Diaz në sulm, çka e bën të vështirë që Budimir të ketë minuta të konsiderueshme te Real Madridi.