5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Alon Ben Meir: Lajçak ka bërë maksimumin në dialogun Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Një ekspert i politikës amerikane, po konsideron se Lajçak ka bërë maksimumin në dialogun Kosovë- Serbi.

Alon Ben Meir ka theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se Lajçak pavarësisht se është në përfundim të mandatit, ai nuk është dorëzuar në arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi, gjegjësisht për marrëveshjen për Asociacionin.

“Me qëllimet më të mira, Miroslav Lajçak ka bërë gjithçka që mundi për të zbutur disa nga çështjet konfliktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Teksa i afrohet fundit të mandatit të tij, Lajçak po bën përpjekjen e fundit që Kosova të bjerë dakord për Asociacionin e Komunave Serbe përpara zgjedhjeve të BE-së, të planifikuara për në qershor. Ai mendon fuqishëm se një marrëveshje e tillë para zgjedhjeve do të avanconte në mënyrë të konsiderueshme interesat e të dy vendeve”, tha Ben Meir.

“Ai u pyet së fundi nga një gazetar se kur mund të arrihet një marrëveshje në lidhje me Asociacionin. Ai tha, “Ne as nuk duhet të pyesim veten se si ta bëjmë atë [marrëveshjen]. Pyetja është, kur duhet ta bëjmë? Dhe, sigurisht, nëse më pyesni, do të thoja pa vonesë, sa më shpejt të jetë e mundur.” Mjerisht, kjo mund të jetë mendim i dëshiruar, por nuk mund të fajësohet Lajçak për përpjekjet”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit