Arabia Saudite bën hapa përpara për Massimiliano Allegri.
I freskët nga divorci me Juventus, Arabia Saudite ka dalë në skenë me një kontratë trevjeçare për të, por tekniku italian nuk është ende i bindur për një kalim në Ligën Saudite Pro.
Sipas “Sky Sport”, Allegri duket ser nuk është i interesuar për hipotezën e Lazios, e cila është në kërkim të një trajneri të ri pas dorëheqjes së Igor Tudor. Më tej, një rikthim i mundshëm në pankinën e Milanit nuk është një nga hipotezat, e cila tashmë ka zgjedhur Fonseca.
Shpresa e Allegrit quhet Premier League. Ish-trajneri i Juventus në fakt do të intrigohej nga mundësia në Angli, por për momentin duket se nuk ka asgjë konkrete.