27.2 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Allegri tregon synimin e Milanit këtë sezon në Serie A

- Advertisement -

Sot nis sezoni i ri, 2025/26 i kampionatit italian, Serie A.

Max Allegri ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes së parë, të cilën do ta zhvillojë sot (e shtunë) nga ora 20:45 kundër skuadrës së promovuar, Cremonese.

Në epokën e tij të dytë si trajner i “Rosonerëve”, tekniku nga Livorno ka thënë se Milani duhet të jetë në top 4, teksa për të favorit ta fitojë “Scudetton” është Napoli.

“Zakonisht favorit është ai që ka fituar kampionatin e kaluar. Ka një grup skuadrash që garojnë për 4 vendet e para dhe në këtë mes jemi edhe ne. Mbrojtje me 3 apo me 4? Është çështje e karakteristikave të lojtarëve, jo e modulit”, tha ai, raporton Klankosova.tv.

Allegri foli edhe për punën e bërë gjatë kësaj vere nga drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare për të përmirësuar ekipin.

“Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer në merkato, si në ardhje ashtu edhe në dalje. Po punojmë së bashku, ka ndarje të objektivave, janë edhe 10 ditë deri në fund të merkatos por tani ka rëndësi ndeshja e nesërme. Jam shumë i kënaqur me të gjithë djemtë që kam në dispozicion”, deklaroi trajneri i Milanit.

Allegri u pyet edhe se si është të ketë mundësinë të menaxhojë një legjendë si Luka Modric.

“Teknikisht është e kotë të flitet. Është i mrekullueshëm kur prek topin. Gjatë ndeshjes e prek më shumë me të jashtmen se sa me të brendshmen, dhe me të jashtmen topin e prekin shumë pak lojtarë. Djalë i shkëlqyer, ka treguar gatishmëri të madhe, është mirë edhe nga ana fizike. Do të më takojë mua ta menaxhoj, do të jetë i dobishëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, u shpreh trajneri i “Rosonerëve”, Max Allegri.

Të ngjashme

Të fundit