18.3 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Allegri nënshkruan me Milanin, prezantohet bashkë me Taren

- Advertisement -

Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milanit. Firma është hedhur në kontratë siç raportohet në Itali, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Allegri do të prezantohet bashkë me Igli Tare. Ishte dëshira e këtij të fundit, që prezantimi të bëhej bashkë me trajnerin e ri të kuqezinjve.

Rikthimi te Milani për Allegrin vjen pas 11 vitesh. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon plus bonueset. Kontrata e firmosur nga 57-vjeçari është e vlefshme për tre vitet e ardhshme.

Tare i surprizoi të gjithë duke e mbyllur këtë marrëveshje në kohë rekord. Alegri numëron gjashtë tituj kampion në Seria A ku një prej tyre është fituar me “Djallin”.

Të ngjashme

Të fundit