10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Alkooli rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë, sipas një studimi

- Advertisement -

Gratë e reja dhe të moshës së mesme që konsumojnë më shumë se një pije në ditë ose tetë ose më shumë pije alkoolike në javë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës sesa ato që pinë më pak, sipas një studimi të kryer nga Instituti Amerikan i Shëndetit “Kaiser Permanente”. Në studim, studiuesit u fokusuan te gratë e moshës 18 deri në 65 vjeç, ndërsa përdorën të dhëna nga më shumë se 430,000 njerëz që morën kujdes mjekësor në organizatë.

Pjesëmarrësit, mesatarisht, ishin 44 vjeç dhe nuk kishin sëmundje të zemrës në fillim të studimit. Grupi përbëhej nga afërsisht 243,000 burra dhe 189,000 gra, të cilëve iu kërkua të plotësonin pyetësorët përkatës midis 2014 dhe 2015 për konsumin e tyre të alkoolit. Qëllimi qendror i studiuesve ishte të analizonin lidhjen midis nivelit të konsumit të alkoolit, të cilin pjesëmarrësit raportuan dhe diagnozës së sëmundjeve të zemrës në periudhën në vijim.

Përpara se të arrinin rezultatet, studiuesit kategorizuan konsumin total të alkoolit të pjesëmarrësve si të ulët (1-2 pije në javë), të moderuar (3-14 pije në javë për burrat, 3-7 pije në javë për gratë) ose të lartë (15 ose më shumë pije në javë për burrat dhe 8 ose më shumë pije në javë për gratë). Studimi nuk përfshiu subjekte që raportuan se nuk pinin alkool.

Gratë që raportuan se pinin tetë ose më shumë pije alkoolike në javë kishin 33 deri në 50 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës. Në të njëjtën kohë, gratë që thanë se pinin 3 pije alkoolike në ditë kishin 68 % më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës sesa ato që pinin më pak. Nga ana tjetër, meshkujt që konsumonin një sasi të madhe alkooli kishin 33% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës sesa ata që pinin në një nivel të moderuar.

Jamal Rana, një kardiolog dhe autori kryesor i hulumtimit, theksoi sipas Washington Post se “rezultatet tregojnë se gratë që pinë më shumë se sasia e rekomanduar e një pije në ditë janë në rrezik të sëmundjes koronare të zemrës“./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit