3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Alix Earle konfirmon lidhjen me futbollistin e Miami Dolphins, Braxton Berrios

- Advertisement -

Alix Earle hyri në Instagram për të konfirmuar se po takohet me yllin e futbollit, Braxton Berrios që aktualisht luan për Miami Dolphins.

Prej kohësh ajo përflitet se është në lidhje me atletin dhe tashmë modelja 22-vjeçare ka ndarë një imazh shumë intim me Berrios.

Influencerja e TikTok-ut u pa duke puthur yllin pranë plazhit teksa ajo i uroi atij ditëlindjen e 28-të.

Braxton kishte veshur rroba banje me vija të kaltra, jeshile dhe të bardhë. Ai mbante në krahë modelen Alix teksa ajo mbështillte këmbët rreth belit të tij, ndërsa kishte veshur bikini bardh e zi.

“Fans i madh i kësaj”, shkroi Braxton për urimin e ditëlindjes nag Alix.

Megjithatë lidhja e tyre nuk ka tërhequr vëmendje aq sa ka romanca e re mes një tjetër çifti të ri, Taylor Swift dhe Travis Kelce.

Alix ka ngritur profilin e saj së fundmi, duke lansuar podcast-in e saj “Hot Mess’.

Ai filloi transmetimin në shtator në Unwell Network të themeluar nga prezantuesi i “Call Her Daddy”, Alex Cooper.

Sipas përshkrimit zyrtar, Alix ‘do t’ju lejojë të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë, përtej TikToks-it të saj’.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit