Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka folur rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
Ai i falënderoi qytetarët që votimet kaluan të qeta dhe pa incidente.
“Kjo është merita juaj, është tregues i qartë i demokracisë, kulturës e pjekurisë politike”, tha Aliu.
Aliu me këtë rast ia uroj fitoren Lëvizjes Vetëvendosje.
“Rezultatet paraprake, tashmë kur kanë mbetur edhe pak vendvotime në numërim, nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje së cilës i uroj fitoren. Faleminderit juve bashkëqytetarë që kontribuat për këtë proces zgjedhor model, të lirë e demokratik”, tha Aliu.
“Faleminderit anëtarëve e përkrahësve të PDK-së për mbështetjen e jashtëzakonshme. Kosova mbi të gjitha! Na presin shumë punë për më të mirën për qytetarët!”, theksoi ai.