23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Aliu tregon arsyen pse Ferizaj është më ‘i veçantë’ se qytetet e tjera të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për “Fol me Arin”, deklaroi se pse ky qytet është një histori suksesi më ndryshe se komunat e tjera.

Duke marrë parasysh që Ferizaj është qyteti më i ri në Kosovë, Aliu thotë se ai pati zhvillimin më të shpejtë, transmeton Klankosova.tv.

“Arsyeja pse është më i ndryshëm, më zhvillimor, më transformues është për faktin se vetë Ferizaj paraqet diçka për Republikën e Kosovës, sepse është qyteti më i ri në Republikën e Kosovës. Në para dy vitesh këmi shënuar 150-vjetorin e qytetit dhe vetë fakti që është qyteti më i ri, dhe ka ardhur në këtë stad të zhvillimit dhe transformimit, është tregues i qartë që ka pasur projekte, ka pasur dinamikë, që janë ndërtuar në bazë të një vizioni që iu paraqitë qytetarëve”, tha Aliu.

Për krejt këto të arritura, kryetari Aliu tha se duhet të ketë edhe guxim politik.

Të ngjashme

Të fundit