Pas rastit të fundit të një aksidenti me makinë në autostradën “Ibrahim Rugova”, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dalë me një apel drejtuar qytetarëve.
“Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit”, ka thënë ai përmes një postimi.
Më tutje ai theksoi përgjegjësinë që kanë shoferët për sigurinë e tyre dhe të tjerëve në trafik.
Ai tha se duke respektuar rregullat, rrugët bëhen më të sigurta.