Eksperti i energjisë, Fatos Aliu, ka thënë që problemi i shtrenjtimit të rrymës po vazhdon të riciklohet, duke thënë se kapacitetet import-eksport përmes Shqipërisë janë shumë më të mëdha dhe nuk e di se pse nuk shkohet në këtë drejtim.
“Vazhdimisht riciklohet ky problem. Ka qenë dhe po vazhdon sepse nuk po planifikohet mirë me kohë kjo dhe nuk po merren masat e duhura të bilancit për shembull, import-eksport, edhe me Shqipëri”, ka thënë Aliu në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Kapacitetet me Shqipëri janë shumë ma të mëdha për import-eksport, nëpërmes Shqipërisë, e nëpërmes linjave, ku di unë, të tjera, që për mua janë fantome se nuk kam informacion të saktë se si po funksionojnë transaksionet e energjisë”.
“Kapacitetet janë shumë më të mëdha se sa mundësitë që po arrihen. Importi është nëpërmes Shqipërisë ka 700 megavatë e ne nuk shkojmë mbi 300 megavatë, qysh është e kufizume përmes Alpexit”.