16 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Aliu për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut: Një njeri nuk vepron kurrë vet

- Advertisement -
Fatos Aliu, njohës i fushës së energjetikës, ka folur në lidhje për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Aliu thotë se për arrestimin e Krasniqit duhet të reagonte bordi mbikëqyrës i KEK-ut, pasi sipas tij, ky bord merret me këto gjëra.

“Kjo është një ngjarje e rëndë dhe shumë e padëshirueshme për gjithë Kosoën për ekonominë, për sektorin për KEK-un në radhë të parë, për punën e madhe që e bëjnë inxhinierët e KEK-ut, e kanë bo prej pas luftës, sidomos kur ka mbetur në dorë të tyre, e kanë realizuar, themelimin dhe funksionalizimin e Kosovës B në punë. Më vonë kanë pasur problemet kjo ka ardhur, edhe ngutia e reagimeve është e keqe, nuk duhet me konfrontime dhe paragjykime duhet me ia lanë drejtësisë”, u shpreh Aliu në Ediconin Special në Klan Kosova.

“I pari që duhet të reagoj bordi mbikëqyrës i KEK-ut, zotëria që është i akuzuar është drejtor ekzekutiv, ndërsa bordi mbikëqyrës i rishikon të gjitha ato dhe duhet të jep vendimin e vet”.

“Kryeshefi nuk është zgjedhur nga bordi mbikëqyrës, është zgjedhur në mënyrë si bord i përkohshëm, një procedurë e dyshimtë për mendimin tim se si ka ardhur deri te zgjedhja. Bordi mbikëqyrës është përgjegjësi kryesor pastaj organet tjera deri të qeveria dhe kryeministrit”.

“Na mund të supozojmë gjithçka, gjykata hetimet e vërtetojmë, një njeri nuk vepron kurrë vet gjithmonë ka një rreth të vetin dhe proces që shkon, kur shkohet përmes tenderëve, ky është sistemi që funksionon te na”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme

Të fundit