Ferizaji po ballafaqohet me mungesë për orë të tëra të energjisë elektrike, ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Aliu. Ai theksoi se qyteti në terr, duke shkaktuar vështirësi për familjet, bizneset dhe mërgimtarët që kanë ardhur për festat.
Sipas Aliut, ndërprerjet e gjata dhe të paorganizuara të energjisë po shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike dhe shqetësime për qytetarët.
“I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt! Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Vetëm sot, mbi 5 orë pa rrymë i gjithë Ferizaj, e kjo gjendje po vazhdon edhe tani. Në terr familjet, në terr mërgimtarët që kanë zgjedhur të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendlindje, në terr bizneset që po humbin mijëra euro çdo orë nga dëmet që sjell mungesa e energjisë elektrike.” – shkroi mes tjerash Aliu.