0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Aliu i bindur se 75% e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

- Advertisement -

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu në seancën e Kuvendit gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka thënë se mbi 75 për qind të ndërtimeve janë ndërtime pa leje.

Sipas tij, 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje, kurse veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje.

“Jemi në situatën kur 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje. Veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje. A din sa është kjo. Në përqindje në raport total mbi 75 për qind të ndërtimeve në komunën e Prishtinës dhe në të gjithë Kosovën që është dhe më lartë, janë ndërtime pa leje”.

“A e dini që gjithë planifikimi gjatë viteve është bërë pa i konsideruar këto ndërtime pa leje. Kemi pasur planifikime, ka plane të shumta që komuna e Prishtinës asnjë leje s’ka mujt me u lëshu, sepse kanë qenë plane imagjinare. Lagjja e Medresës në Prishtinë, është totalisht pa leje”, tha ai. /EO/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit