5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Aliu e jep si “sfidë” identifikimin e adresave të qytetarëve: Shteti duhet ta dijë saktë ku jetojnë

- Advertisement -

Ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu, e ka vlerësuar si sfidë më vete ndërlidhjen e adresave të qytetarëve, për çka tha se duhet të dihet saktë se ku jetojnë dhe se kjo gjë është e rëndësishme për shtetin.

“Procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyll, gjithmonë ka nevojë për rishikime të tilla por ajo me kohën do të përmirësohet, ka mbetur procesi i vendosjes së numrave që është një proces tejet i rëndësishëm. Një sfidë tjetër që na pret është në realizim e sipër është ndërlidhja e adresave me qytetarët kjo bëhet me bashkëpunim edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, natyrisht kemi pasur takime dhe do të fillojmë një projekt të përbashkët. Të dimë që secili qytetarë se saktë ku është edhe ku e ka adresën, kjo është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe po ashtu në aspektin e funksionimi të shtetit”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

“Çështja e pronave është çështje sfiduese jo vetëm për vendin tonë por për të gjitha vendet që janë në tranzicion nga periudha e socalizimit. Ka histori të ndryshme në vendin tonë, është periudha pas pushtimit në vitin 1912 të përzënies së largimit të popullatës duke përfshirë edhe periudhën e luftës së fundit. Të gjitha këto i kanë lënë gjurmët e veta në kadastrit tonë por duhet të korrigjohen. Kërkon punë dhe është sfidë. Çështjet pronësore do të mund të realizohen vetëm me përfshirjen e qytetare, sepse është në të mirën e të gjithëve”, përfundoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit