Home Lajme Aliu: Autostrada e Gjilanit po bëhet, po angazhohemi të përfundojë në vitin 2023

Aliu: Autostrada e Gjilanit po bëhet, po angazhohemi të përfundojë në vitin 2023

0
Aliu: Autostrada e Gjilanit po bëhet, po angazhohemi të përfundojë në vitin 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë duke punuar maksimalisht që Autostrada e Gjilanit të përfundojë gjatë vitit 2023.

Njëherit, Aliu ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet edhe në zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc.

“Intensifikim i punimeve në Autostradën e Gjilanit, ku po punohet maksimalisht në të gjitha Lotet. Angazhim maksimal për ndërtimin e autostradës Gjilan-Dheu i Bardhë, me ç’rast po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese. Njëkohësisht, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc (nga rrethrrotullimi i fabrikës së baterive deri tek kyçja në Autostradë). Autostrada e Gjilanit po bëhet, e po angazhohemi maksimalisht që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, për të qenë gati për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Exit mobile version