Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Fidan Aliti, ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme në “Fadil Vokrri” 0:1 përballë Turqisë.
Ai u shpreh i zhgënjyer për disfatën, por edhe krenar për rrugëtimin e “Dardanëve”.
Aliti se askush se kishte menduar playoff-in, por se kishin besuar deri në sekondën e fundit.
“U mbyll kapitulli për Botërorin 2026. Jam krenar për çdo njërin që ka qenë në këtë rrugëtim në këtë kampanjë kualifikuese. Kush ka menduar pas ndeshjes së parë ndaj Zvicrës se do të jemi në finale të Play-Off? Askush, por ne besuam deri në sekondën e fundit dhe donim të shkruajmë histori për popullin tonë. Për momentin jam i zhgënjyer si unë dhe shokët e ekipit kombëtar, por pas disa dite do të kalojë zhgënjimi dhe do të jemi të gjithë krenar për rrugëtimin tonë. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe Forca Kosova”, ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram.






