5.9 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Alim Rama i VV “shpall” rezultatet e rinumërimit të votave të pavlefshme, akuza LDK-së për manipulime

- Advertisement -

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se rinumërimi i 1631 fletëvotimeve me postë të shpallura si të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tregon për “manipulimet”, sipas tij “të bëra” nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ai ka thënë se nga këto 1631 fletëvotime të pavlefshme, 585 dolën të ishin të pavlefshme.

Ai thotë se LDK-ja ka marrë 10% të këtyre votave, që sipas tij radhitet pas LVV dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme dëshmon edhe një herë për manipulimet e LDK-së! Nga rinumërimi i 1631 fletëvotimeve me postë, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme me arsyetimin se bashkëatdhetarët nuk i kishin shtypur siç duhej, rezultati që doli dëshmoi qartë edhe një herë për manipulimet e LDK-së. Nga 1046 fletëvotime të rinumëruara (585 dolën të ishin të pavlefshme) LDK-ja mori vetëm 104, ose 10% të votave, duke u radhitur e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje! dhe PDK-së, njësoj si në votimin në Kosovë”, ka thënë ai.

“Ndërkohë, kandidati që doli i dyti me 12000 vota të manipuluara me postë, nga këto fletëvotime të rinumëruara arriti të merrte vetëm 9 vota, ose 9% të votave të LDK-së. Rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme që u bë pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje! nxjerr në pah një realitet shqetësues: lehtësinë me të cilën shpallet i pavlefshëm vullneti i votuesve, pa marrë parasysh cilës parti i përkasin ata. Manipulimet e tilla pengojnë përparimin e Republikës së Kosovës, duke e bërë të pamundur që vendi të vazhdojë të ecë përpara me standardet e larta që e kanë karakterizuar deri tani: sigurimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, duke respektuar plotësisht vullnetin e çdo qytetari të saj”,ka deklaruar Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit