10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Alim Rama i Vetëvendosjes ofendon rëndë djalin e heroit Sali Çekaj

- Advertisement -

VV ka shënuar rënie të numrit të votave me postë. Kjo rënie po nxit reagime nga VV, të cilët po akuzojnë për manipulime me vota. Partia që pati rritje ishte LDK. Kandidati që u dallua për numrin e votave është Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj.

Kjo ka bërë të dal me një reagim sekretari i Përgjithshëm i LVV-së, Alim Rama. Ai ka kërkuar hetim për të procesit zgjedhor.

Rama tha se ky proces zgjedhor është i kurdisur për Çekajn.

Mijëra fletëvotime të fotografuara nga vëzhguesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë një tregues se votimi për Çekajn dhe të tjerët është i kurdisur dhe i manipuluar siç duket nga një grup i organizuar. Në këto fletëvotime dallohet qartë një shabllon i përsëritur: votat shkojnë për kandidatët me numër Lumir Abdixhiku 1, Kujtim Shala 2, Doarsa Kica Xhelili 3, Hysen Çekaj 80, ndërsa më pas kandidatëve të tjerë si: Bahrije Hyseni 99, Alban Zogaj 22, Gazmend Muhaxheri 5, Jeta Rafuna Hasani 45, dhe Fatmir Asllani 61. Kjo shpërputhje e votave bëhet edhe më e dukshme kur shikohet dallimi mes votave të LDK-së në komuna të caktuara, siç është rasti i komunës së Skenderajt, ku numri i votave përmes postës nga mërgata 497 e tejkalon numrin e votave të marra në Kosovë 419”, shkroi ai.

Ai madje akuzoi për falsifikim me vota.

Sipas tij shumë fletëvotime që përmbajnë votën për Çekajn duken kopje.

Shumë fletëvotime që përmbajnë votën për Çekajn dhe të tjerët duken si kopje identike, ngjashmëri kjo që ngre dyshime mbi autenticitetin e tyre. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, është thelbësore që të bëhet një hetim i plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara për të siguruar një proces zgjedhor të pastër, të drejtë dhe të ndershëm”, tha ai.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit