Analisti politik Artan Alijaj ka thënë se zgjedhja e presidentit është në dorë të opozitës.
Sipas tij, pavarësisht rezultatit “historik” të LVV-së, zgjedhja e të partit të shtetit nuk mund të bëhet pa qëndrimin në sallën e Kuvendit të partive opozitare.
“Ajo që është fakt është se zgjedhja e presidentit është në duart e opozitës, është rezultat historik i LVV por pa një bashkëpunim me opozitën nuk mund t’i arrijë 2/3 në Kuvend. Është mundësi që mund të ndodhë, nuk kemi dëgjuar asgjë nga opozita për fat të keq. Është fakt që mund të shkohet në zgjedhje përsëri në prill”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Sipas tij, Vjosa Osmani e meriton të jetë presidente edhe për një mandat.
“Mendoj që nuk kemi nevojë për eksperimentet të tjera, e kemi një presidente që është treguar e suksesshme në arenën ndërkombëtare dhe është më se valide që znj. presidente e ka konfirmuar rikandidimin e saj”, është shprehur Alijaj.
Por, sipas Spahiut, Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat. Ai vlerëson se përformanca e presidentes ka qenë e dobët.






