Amer Alija nga FDHK në emisionin “Click” të RTV21 për dëshminë e sotme të Wesley Clark tha se i njëjti ka dëshmuar në një vijë me dëshmitarët e mëhershëm.
“Ky i fundit, ish komandanti i forcave supreme të NATO-së ka dëshmuar në një vijë me dëshmitarët paraprak. Të gjithë dëshmitarët apo qëllimi strategjia e mbrojtjes ka qenë që të dëshmojnë të kundërtën nga ajo se çka pretendon Prokuroria”, deklaroi ai.






