Alienware beson se 360Hz nuk janë mjaftueshëm për një ekran laptopi dhe sot kompania prezantoi modelet e para me ekrane 480Hz M17 R5 dhe X17 R2.
Edhe pse secili prej tyre mund të konfigurohet me ekrane 4K, përdoruesit kanë një opsion 1080p me frekuencë 480Hz. Megjithatë ka një kosto e cila shkon në 300 dollarë për kalimin nga modeli bazë 165Hz.
Debutimi vjen me linçimin e një versioni M17 R5 me AMD Advantage. Do të thotë se laptopët mund të kombinojnë procesorët e shpejtë Ryzen 7 dhe 9 me një kartë grafike RX 6-Series për laptopët.
Gjithësesi ekrani me frekuencë 480Hz duke diçka e prekshme më tepër në letër sesa realitet, të paktën për shumicën e njerëzve. Janë kryesisht lojtarët profesionistë që kërkojnë ekrane të tilla dhe laptopët duhet të kenë një kartë grafike mjaftueshëm të fuqishme për të përfituar nga avantazhet e tyre.
Është interesante të shohim kompani që nuk kanë frikë të vendosin limite të reja. Në fillim të vitit pamë monitorin 500Hz gaming nga BOE. /PCWorld