FC Suhareka u rikthehet këtë fundjavë garave, ku do jetë nikoqire e skuadrës Phoenix.
Presidenti Rrustem Aliaj ka shkruar se FC Suhareka ngadalë në secilin ndeshje po përparon sa i përket lojës dhe rezultateve, ndaj nuk ka pse të jetë ndryshe kësaj radhe, raporton Scanner.
Ai ka uruar skuadrën për këtë ndeshje, duke ftuar tifozët që të mbështesin skuadrën.
Postimi i plotë:
Pas dy jave rikthehen garat në Ligën e Parë
Pa fitores bindëse ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe pas pushimit dyjavorë të Ligës së Parë, për shkak të kualifikimeve për Euro 2024 që pati Kombëtarja “A”, FC Suhareka u rikthehet këtë fundjavë garave.
Po ashtu pas fitores ndaj Ulpianës në miqësore, në Suharekë mirëpresim skuadrën Phoenix mjaft të mirë. FC Suhareka si gjithnjë do të jetë nikoqire e mirë, ndërsa ndeshja do të jetë e fortë dhe cilësore e mbi të gjitha korrekte.
Skuadra e jonë FC Suhareka ngadalë në secilin ndeshje po përparon sa i përket lojës dhe rezultateve, ndaj nuk ka pse të jetë ndryshe kësaj radhe.
Edhe në këtë ndeshje ftojmë të gjithë adhuruesit që të jenë me ne.
Djemve u urojë suksese e na priftë e mbara!
Me respekt
Rrustem F. Aliaj
#fcsuhareka
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=122132105048007413&id=61550222394232&mibextid=Nif5oz