23.1 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

- Advertisement -

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, u dëshmua edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Protestë për drejtësi në Hagë!

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!

Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!

Të ngjashme

Të fundit