19.4 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Ali Ahmeti prezanton emrin dhe logon e koalicionit me Selën, Taravarin dhe tjerët

- Advertisement -

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke theksuar rëndësinë e bashkimit mes shqiptarëve dhe orientimin drejt integrimit evropian.

“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit. Jetojmë në kohë të vështira, kur shqiptarët respektohen gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Megjithatë, ne në BDI nuk harrojmë destinacionin tonë – integrimin evropian”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka theksuar se sot është më e domosdoshme se kurrë të ketë bashkim, së pari mes vetë shqiptarëve, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të besuar se në këtë vend mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për brezat e ardhshëm.

“Teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta kemi gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe evropiane. Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit. Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, ka përfunduar Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit