Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpërndarë në Facebook-un e tij intervistën ekskluzive të Presidentit Thaçi.
Ahmeti është shprehur se Hashimi me shokë nuk do të thyhen përballë akuzave absurde, e do ta mbrojnë kauzën e pastër për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Ju ftoj që të ndiqni prononcimin e parë mediatik që nga dita e fillimit të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës, të bashkëveprimtarit tim në kauzën për lirinë e Kosovës, ish Presidentit Hashim Thaçi.
Hashimi me shokë mbrojnë një kauzë të pastër, kauzë lirie e drejtësie dhe nuk do të thyen as përballë kësaj sfide dhe akuzave absurde. Të gjithë bashkë, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni kërkojmë dhe presim lirinë e menjëhershme të tyre.
*Kjo intervistë botohet me pëlqimin e autorit të saj, Berat Buzhala.