23.8 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Ali Ahmeti në Presidencë: Kosova t’i krijojë shpejt institucionet – shqiptarët në RMV po përballen me ofensivë të rrezikshme nga pushteti

- Advertisement -

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë takimit të sotëm në presidencë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, uroi formim sa më të shpejtë të institucioneve tona, gjithashtu theksoi se shqiptarët në RMV “po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.

Këto detaje të reja i ka dhënë Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, në komunikatën e publikuar në Facebook.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe pati në fokus situatën politike në dy vendet tona, sfidat rajonale, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe zhvillimet shqetësuese në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se “Ahmeti ngriti shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët janë vënë në shënjestër nga një bosht hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”.

“Sot, shqiptarët po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak që po anulon themelet e barazisë si gjuha shqipe dhe mekanizmat e balansuesit dhe badenterit.

Kjo është një shkelje flagrante e barazisë ndëretnike,” theksoi Ahmeti.

Komunikata e plotë:

 

Të ngjashme

Të fundit