16.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Ali Ahmeti nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Evropian i Tiranës

- Advertisement -

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në  Facebook ka njoftuar se sot ka pranuar titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Evropian i Tiranës.

Ai u shpreh se ky vlerësim lidhet me rrugëtimin për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe siç shkroi, përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Sot pata nderin e veçantë të pranoj titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Evropian i Tiranës. Ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin tonë të përbashkët për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ju, për çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe çdo hap që kemi bërë së bashku në këtë rrugë të gjatë. Jam mirënjohës për këtë nderim dhe i vendosur që të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, ka shkruar tutje Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit