Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, të mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër si loti, kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb.
Postimi i plotë:
Sot mbarë kombi u bë bashkë për drejtësi dhe përbtë kërkuar lirimin e menjëhershëm të bijve të vet që i dolën në mbrojtje atdheut të tyre nga kthetrat e okupimit serb.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e bashkëveprimtarëve të mi ishte e pastër si loti, kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb, veprim ushtarak që kishte përkrahjen e madhe të botës perëndimore, ashtu siç sot e ka dhe Ukraina kundër okupimit rus.
Uroj lirimin sa më të shpejtë të tyre dhe ti presim kështu si sot në numër kaq të madh, ashtu siç e meritojnë.
LIRIA KA EMËR!🇦🇱