9.9 C
New York
Wednesday, January 1, 2025

Buy now

Ali Ahmeti flet për herë të parë se ku ndodhet Artan Grubi

- Advertisement -

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se Artan Grubi nuk është në arrati, pasi është në trojet shqiptare, duke i dhënë konotacion entik arratisë së numrit dy të deridjeshëm të partisë. Në një deklaratë nga Prishtina, Ali Ahmeti, foli në emër të Grubit, duke thënë se ai është i gatshëm të përgjigjet, por jo me drejtësi selektive.

“Zotëri Grubi, sipas informatave që i kam, nuk e kam takuar, është mirë. Vendndodhja e tij akoma është, sigurisht që është dikund në hapësirat shqiptare. Është një proces që duhet të marrë epilog. Artan Grubi nuk është arratis nga Maqedonia, Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti thotë se prej përvojës së qeverisjes 22 vjeçare me vendin, e di se sistemi në Maqedoninë e Veriut punon në mënyrë hakmarrëse dhe selektive. Ai me ironizim ndaj VMRO-së, i faturoi kësaj partie gjuetinë ndaj Grubit, njësoj sikurse vetë VMRO e përjetoi vite më parë.

“Ne kemi shumë përvojë, ne kemi qeverisë me atë vend 22 vite me radhë dhe e dimë se si funksionon sistemi. Prandaj aq më shumë e dinë pala e VMRO-së se sot është dhe drejton Qeverinë se si ligjet janë përdor, jo shumë larg para 5-6 vitesh kundër atyre. Kështu që ne jemi kundër drejtësisë selektive, jemi kundër përdorjes së fyerjeve dhe shpifjeve për qëllime të politikave ditore”, shtoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ndërkohë që Ahmeti kërkon që drejtësia ndaj bashkëpunëtorit të tij të mos jetë selektive dhe hakmarrëse, pikërisht Grubi u bë pjesë e listës së zezë Amerikane, për ndërhyrje në gjyqësor dhe korrupsion, teksa përpiqej ta shpëtonte Sasho Mijallkovin nga burgu.

Ahmeti iu kthye edhe tezës së vjetër që partia e tij nuk e bëri asnjëherë, atë të vetingut. Ai kërkoi hetim për periudhën e privatizimit dhe oligarkëve të asaj kohe, ndërkohë që sërish tha se BDI-ja do të punojë edhe me ndërkombëtarët. /Alsat.mk/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit