Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedoninë, Artan Grubi, do ta vizitojnë sot familjen e Hashim Thaçit në Burojë të Skenderajt.
Lajmin e ka bërë me dije Grubi mbrëmë në një intervistë në emisionin Opinion në Klan TV, raporton Scanner.
Ai ka thënë se do të jenë në Burojë rreth orës 12:30.
Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Gjykatën Speciale së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin që nga nëntori i vitit 2020.
Procesi gjyqësor ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti.
Thaçi para disa ditësh ka vizituar familjen e tij në Burojë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.