1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Alfio flet për ndarjen me Fatma Methasani: “E kam vuajtur si kafshë…”

- Advertisement -

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë qenë padiskutim një ndër çiftet më të dashur të publikur shqiptar. Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë. Gjithsesi nuk i shpëtuan dot syrit të mediave.

Në deklaratën e saj, në atë kohë, Fatma u shpreh se para syve të djalit të tyre janë dy prindër të tejmbushur me dashuri. Nga ana tjetër, Alfio reagoi, duke u shprehur se arsyet e ndarjes ishin personale dhe se nuk bëhej fjalë për tradhti, sukurse u përfol në media.

Ditën e sotme, gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Merin, Alfio ka folur për ish-partneren e tij, duke treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga ajo.

Alfio: Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime.

Fationi: Sa vite ke që je ndarë?

Alfio: Që jam ndarë kam 4 vite por bashkë kemi qëndruar 6 vite.

Meri: E ke vuajtur këto vite?

Alfio: Si kafshë.

Meri: Pse, iku ajo?

Alfio: Pak rëndësi ka por që vjen një moment që ti thua se ok, do ndahem unë me këtë personin dhe ja ke shprehur edhe shoqërisë. Pastaj vjen që realisht ndahesh dhe nuk është se pendohesh. Thjesht ndihesh keq por nuk rikthehesh sado që ti mund të mendosh edhe vetvrasjen.

Meri: Mendon që ke bërë gabim? E ke menduar vetvrasjen?

Alfio: Jo, jo se po e marr si shembull, me kujtoni drejtë. Prit pra pak se e dua edhe veten time, e dua shumë. Eshtë një moment që edhe e vuan por edhe nuk kthehesh dot mbrapsht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit